Talenti i Bayernit, Lennart Karl: Dua të luaj për Real Madridin
dp

Lexo edheInteresante në Championship, për shkak të ngricave u anuluan disa ndeshje

Në mungesë të Jamal Musialas, ai shpesh ishte pjesë e formacionit titullar gjatë gjysmës së parë të sezonit.
Në një intervistë për “Sky”, Lennart Karl zbuloi nëse ka një klub ëndrrash përveç kampionëve rekord të Gjermanisë.
“Bayern është një klub shumë i madh. Ëndërr është të luash këtu. Por një ditë, sigurisht që dua të shkoj te Real Madrid”, tha ai.
Ai vazhdoi: “Ky është klubi im ëndrrash, por kjo mbetet mes nesh. Natyrisht, Bayern është diçka shumë e veçantë dhe është shumë argëtuese”.

Lexo edheInteresante në Championship, për shkak të ngricave u anuluan disa ndeshje
Lennart Karl ka një kontratë me Bayern deri në verën e vitit 2028.
Këtë sezon, 17-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje konkurruese, duke shënuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime.