Talenti drenicas provohet tek Sivasspori (FOTO)

Arlind Salihu do të provohet tek Sivasspori. Talenti kosovar beson se me aftësitë që i posedon do ta bindë klubin e njohur turk që ta mbajë dhe t’i ofrojë kontratë atij.
Arlind Salihu i lindur në Burojë të Skenderajt është njëri prej talenteve më të mëdha të futbollit kosovar sot, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti drenicas do ta ketë një mundësi të artë nga e enjtja pasi do të provohet për disa ditë tek Sivasspori.
Futbollisti i lindur më 12 dhjetor 2002 beson se me aftësitë e tij do ta bind klubin e njohur turk që ta mbajë në ekip dhe t’i ofrojë atij kontratë.
16 vjeçari luan në pozitën e mesfushori ofanziv, ndërsa provat ia ka mundësua menaxheri Andi Zobra.

Lexo edheAlban Meha bënë tifo për Feronikelin
Ndërsa, në Kosovë deri tash me të ka punuar trajneri Brahim Vojvoda, dikur futbollist i njohur kosovar.
Salihu aktualisht luan me grupmoshat e reja të Drenicës, por synon që karrierën ta vazhdojë jashtë vendit. /Gazeta Express/
















