Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndarë territorin ukrainas do të çojë në një tjetër valë agresioni nga Rusia.
Në një deklaratë të fortë, Zelensky tha se lejimi i Vladimir Putinit për të aneksuar Krimenë në vitin 2014 çoi drejtpërdrejt në pushtimin e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut. Sipas tij, historia po rrezikon të përsëritet.
“Tani, Putini kërkon të legalizojë pushtimin e jugut të Ukrainës, në rajonin e Khersonit, Zaporizhzhias, si dhe të gjithë territoret e Donetskut, Luhanskut dhe Krimesë. Ne nuk do ta lejojmë këtë përpjekje të dytë për ndarjen e Ukrainës”, theksoi ai.
Presidenti ukrainas paralajmëroi se tolerimi i agresionit rus do të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata.
“Të njohësh Rusinë, ku ka një të dytë, do të ketë një të tretë”, tha ai, duke theksuar se një kompromis territorial nuk do të sjellë paqe, por vetëm luftë të re
Zelenskyy gjithashtu nënvizoi rolin kyç të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se ato janë në gjendje të ndalojnë luftën, ndërsa shtoi se i vetmi që e kundërshton këtë është Vladimir Putin.
“Karta e vetme e Putinit është aftësia për të vrarë, dhe ai po përpiqet të shesë ndalimin e përkohshëm të vrasjeve me një çmim sa më të lartë të mundshëm”, tha ai.
Sipas tij, Kremlini kërkon që një pauzë në luftime të shitet si sukses diplomatik, në këmbim të njohjes së pushtimeve.
“Putini ka frikë nga sanksionet dhe po përpiqet me çdo mënyrë t’i shmangë ato. Ai dëshiron të shkëmbejë një pushim në luftë me njohjen e pushtimeve – dëshiron të marrë plaçkë territoriale për herë të dytë”, përfundoi Zelensky.