HomeLajmeTakime me Haxhiun, Konjufcën e liderët e partive opozitare, zbulohet agjenda e...

Takime me Haxhiun, Konjufcën e liderët e partive opozitare, zbulohet agjenda e kryediplomatit shqiptarë

Të ngjajshme

Të pasionuar pas futbollit, tifozët e Turqisë përcjellin ekipin kombëtar drejt Kupës së Botës

Kombëtarja e Turqisë është nisur drejt Shteteve të Bashkuara...

Hamza nga Vitia: Kosova nuk ka më kohë për të humbur

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar...

Parapërgatitjet për Botëror, Belgjika kalon në epërsi ndaj Kroacisë (VIDEO)

Kombëtarja e Belgjikës dhe Kroacisë janë duke zhvilluar një...

Daut Haradinaj: Për Siguri, Energji dhe Zhvillim, voto Aleancën 128

Kandidati i Aleancës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video-mesazh...

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka mbërritur në Prishtinë ku do të zhvillojë gjatë ditës së sotme disa takime me krerët më të lartë të shtetit.

Në orën 10.00, Ministri Hoxha do të takohet me Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës.

Në orën 10.45, Hoxha do të pritet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Vizita zyrtare e Ministrit do të vijojë me pritjen nga Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës  i Republikës së Kosovës.

Rreth orës 12.10, të dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të MEPJ.

Ministri i Jashtëm do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes të cilëve Bedri Hamza, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës; Ardian Gjini, Kryetar i Partisë Aleanca, Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoxha do të zhvillojë edhe një takim në Bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të angazhuar në kuadër të misionit të KFOR-it.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz