Tahiri: Kurti i ka votat e Aleancës për President duke plotësu 6 pikat, por s’po do ta zgjedhë presidentin- po mendon se lodhemi e gjunjëzohemi

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës në lidhje me zhvillimet politike në vend dhe moskonstituimin e Kuvendit.
Tahiri deklaroi se nga salla plenare e Kuvendit të Kosovës që vazhdon të jetë marrja më e madhe që ka kapluar partinë politike që ka fituar zgjedhjen .
“Është struk diku në zyrat e veta e po dëgjon çka do të themi këtu e po mendon se ne do të lodhemi e këto veprime s’do ti bëjmë këto veprime e do të lodhemi e do të gjunjëzohemi, po na s’do lodhemi se s‘kemi punë tjetër veçse me ardhë në vendin tonë, në karrigen tonë e në sallën që na ka besu qytetari me votë të vetën. Sovrani që kërkon me të drejtë prej neve me an thanë themeloni institucionet”.
“Sot kam dy porosi të vetme që konstituim i kuvendit nuk lidhet me asgjë, ka vetëm një kusht dhe ai kusht është që ne që jemi zgjedhur deputetë me na verifikua mandatet, asnjë kusht tjetër as ligjor as kushtetues e as politik nuk ekziston mos me ardhë me themelu këtë institucion. Mos konstituimi i këtij institucioni është sikur me dashtë me bë hapin e parë, e pa bërë atë s‘mundesh me bë as të dytin, as 100 metra e as me mbrri maratonë e asgjë tjetër në jetë. Ne jemi këtu me thirr me bë hapin e parë e me ndodhë marrëveshjet politike. Si Aleancë ne jemi pro konstituimit të kuvendit, e pro zgjedhjes së presidentit. Do t’i ofrojmë 7 votat tona , në këmbim jo të pjesëmarrjes në qeveri e të asnjë pozicioni tjetër vetëm në miratim të gjashtë pikave. Këto pika kurë s’janë vënë në diskutim e letrat që janë dërgu në parti kanë qenë tentim me na fut në diskursin e tij politik për benefitet e tij por që s’kemi pranu. Ne kemi një kërkesë të thjeshtë vepro e deklarohu për gjashtë pikat tona. Pra s’ka pasur asnjë deklarim, përveç votave të veta e të partnerëve ka edhe votat e Aleancës për të zgjedhur presidentin, po s’po do. Në logjikën e tij se ne lodhemi e gjunjëzohemi, por s’e kemi në plan. E duke marrë kohë na vë para presionit për zgjedhje më 27 dhjetor kur mendon sedo fitoj, por më 27 dhjetor do jetë humbja më e madhe që ai ka pasur”,deklaroi Tahiri./Lajmi.net/

Lexo edheTahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!












