Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!
dp

Lexo edheDeputetët e PDK-së dhe nga Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë nga Dehariqë ta thërrasë seancën për konstituim

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se opozita nuk do të heqë dorë nga kërkesa për konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve.
Tahiri tha se, pavarësisht përpjekjeve për t’i lodhur, deputetët do të vazhdojnë të paraqiten në sallën e Kuvendit, të cilën, siç tha ai, ua ka dhënë sovrani, shkruan Indeksonline.
“Po mendojnë që ne do të lodhemi. Por ne s’kemi punë tjetër, veçse të vijmë në sallën tonë, që na ka dhënë sovrani”, ka deklaruar Tahiri.

Lexo edheDeputetët e PDK-së dhe nga Aleanca sërish në Kuvend, kërkojnë nga Dehariqë ta thërrasë seancën për konstituim
Ai shtoi se deputetët po kërkojnë që të respektohen procedurat dhe të bëhet konstituimi i Kuvendit.
“Ata na thonë që ta themelojmë dhe ta konstituojmë Kuvendin”, ka theksuar ai.