back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaSportSylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

Të ngjajshme

Kongresisti republikan propozon largimin e ShBA-së nga NATO-ja

Kongresisti republikan Thomas Massie, përfaqësues i Kentakit, njoftoi të...

Frutat e thata që ndihmojnë kujtesën

Teksa shumë njerëz kanë probleme me harresën, neurologët këshillojnë...

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend sundon entuziazmi. Pas rezultateve të mira dhe arritjes për herë të parë në një play-off Botërori, kuqezinjtë besojnë se ëndrra e një kualifikimi është më pranë se kurrë.

Vetë trajneri Sylvinho, i cili prej tre vitesh drejton Kombëtaren, ka treguar në një intervistë për Gianluca di Marzio se si po përjeton këtë periudhë të artë.

“Pas tre pikëve në Serbi çdo gjë ndryshoi. Kur u kthyem në Shqipëri na pritën me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Jemi të lumtur që po e çojmë Shqipërinë në një dimension tjetër — jo vetëm si vend me bukuri natyrore, por edhe si vend futbolli,” – tha ai për gianlucadimarzio.com.

Sylvinho thekson se pas këtij suksesi qëndron punë e gjatë dhe përkushtim: “Është një kënaqësi e madhe të drejtoj këtë Kombëtare. Kam pasion për vendin dhe njerëzit. Kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe lojtarët meritojnë çdo kompliment. Playoff-i i Botërorit është një arritje madhore, por duhet të përgatitemi mirë për sfidat e marsit.”

Trajneri u ndal edhe te stilet e ndryshme të lojës që lojtarët kuqezinj sjellin nga kampionatet ku aktivizohen: “Jemi një skuadër shumë e organizuar. Shqipëria është një miks europian: kemi posedimin spanjoll, intensitetin britanik… dhe unë gjithmonë mbart në gjak futbollin brazilian.”

Sa i përket formatit të ri të Botërorit me 48 skuadra, Sylvinho e konsideron atë sfidues: “Do të ketë 12 grupe dhe shumë ekipe të mëdha në playoff, si Italia, Suedia apo Polonia. Nga kjo fazë kalojnë vetëm katër. Nuk është e thjeshtë. Forca jonë është bindja tek lojtarët se mund t’ia dalim.”

Trajneri foli edhe për vështirësinë e gjetjes së datave për një ndeshje shtesë ose ditë grumbullimi: “Shumë lojtarë vijnë nga kampionate të largëta, nga Koreja e Irani. Nuk e di si do zgjidhet, ende s’kam qartësi.”

Ndërkohë, stafi teknik po përgatitet për një periudhë të ngarkuar deri në mars.

Sylvinho tregon se puna më e rëndësishme do të jetë komunikimi i vazhdueshëm me futbollistët: “Që kur erdha fillova t’i njoh lojtarët nga afër. Jam shumë komunikues. Bashkë me Dorivën dhe Zabaletën do të udhëtojmë nëpër qytete, do pimë kafe me lojtarët, do flasim, do i shohim në ndeshje. Kemi marrëdhënie shumë të mira me ta dhe me klubet e tyre. Nga janari fillojmë punën më të detajuar.”

Në prag të sfidës së madhe, Shqipëria duket më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë. Dhe Sylvinho, me energjinë e tij braziliane dhe pasionin për ngjyrat kuqezi, beson se kjo Kombëtare mund të shkruajë historinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz