BallinaRegjionaleDrenasSylejman Selimi viziton Ramiz Lladrovcin e Bekim Jasharin, flasin për UÇK-në

Sylejman Selimi viziton Ramiz Lladrovcin e Bekim Jasharin, flasin për UÇK-në

Të ngjajshme

Zgjedhjet: Eksperti i kibernetikës paralajmëron manipulime në internet

Më 7 qershor, në vend zhvillohen zgjedhjet e parakohshme...

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së...

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me presidentin...

Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit

Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës...

Komandanti Sylejman Selimi ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka shkruar se në takim i kanë kujtuar sfidat dhe sukseset e tyre, transmeton Indeksonline.

 

 

Më poshtë postimi i Lladrovcit:

Sot, kam qenë i nderuar me vizitën e mikut tim në Komunën e Drenasit, komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit-Sulltanit.

Së pari, Gjeneral Selimi më ngushëlloi për Babën Tush, duke evokuar kujtimet e tij për të si dhe më përgëzoi për detyrën e Kryetarit të komunës.

Bashkëpunimi ynë, ishte shumë domethënës e përmbajtjesor, në veçanti e kujtoj me emocion atë në UÇK dhe TMK. Po ashtu, isha i lumtur për emërimin e tij Ambasador në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Në takim, i kujtuam sfidat por edhe sukseset tona. Si gjithmonë, në punën ditore, e kaluara na motivon të bëjmë sa më shumë për qytetarët tanë, duke respektuar ligjet dhe zotimet për punë transparente.

Pas takimit të përzemërt në Komunë, së bashku, në shesh, pranë shtatoreve të heroit dhe heroinës, Fehmiut dhe Xhevës, vendosem lule, më pastaj u nisem te Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, biri i heroit të Kombit, Hamzës, për vizitë miqësore.

Faleminderit për vizitën miku im, Komandant Sylejman Selimi!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz