Sylejman Selimi nga burgu tregon se sa ushtarë i kishte UÇK-ja
BILLI

Lexo edheKurti: Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave, por hajnat si Haradinaj e Thaçi

Ish-komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, thotë se pas lufte janë identifikuar rreth 13 mijë ushtarë të UÇK‘së.
Në një intervistë për Televizionin 7, Selimi nga burgu i Dubravës, përmes telefonit, kërkon që tërë procesi i verifikimit të veteranëve të luftës të kthehet në piken zero dhe të shqyrtohet nga fillimi.
“Sipas të gjitha shënimeve të komandantëve, të zonave në përgjithësi ka variuar numri deri në 12700”, thotë Selimi përmes telefonit, nga burgu i Dubravës.

Lexo edheKurti: Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave, por hajnat si Haradinaj e Thaçi
“Ky është një numër që nuk është real dhe duhet të merren me të institucionet vendore po ashtu edhe ata që kanë luftuar”, shton ai, duke hedhur kundërshtuar numrin prej 60 mijë veteranëve që ka nxjerrë komisioni për verifikimin e statusit të tyre.