BallinaLajmeKurti: Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave, por...

Kurti: Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave, por hajnat si Haradinaj e Thaçi

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka publikuar një shkrim si reagim ndaj sjelljeve të kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj ish-prokurorit special Elez Blakaj, të cilin Haradinaj e ofendoi rëndë pas dorëheqjes për shkak të presioneve në punën si prokuror gjatë përpilimit të aktakuzës për fryrjen e numrit të veteranëve.

Kurti, në Facebook ka shkruar se Haradinaj ‘nuk mund të jetë kryeministër yni’.

Sipas Kurtit, është fat që Blakaj nuk qëlloi në Kosovë, sepse Haradinaj, veç fjalorit, do të bënte ndonjë gjë shumë më dramatike, e mbase edhe tragjike.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Ky nuk mund të jetë kryeministër yni

Të gjithë atyre që kanë pasur dilema pse iku nga Kosova prokurori Elez Blakaj, ato ua sqaroj mbrëmë në Interaktiv të KTV-së, për natë të Bajramit, kryeministri Ramush Haradinaj. Si njeriu që ka mbase pushtetin më të madh në Kosovë, ai shfryu me sharje e fyerje kundër një individi. Prokurori Blakaj kishte dhënë dorëheqje, kishte lëshuar Kosovën, dhe nuk ishte më i rrezikshëm (sic.), apo jo? Mirëpo, ja që kryeministri e quajti Blakajn me gjithë ato epitete denigruese si “hajn i pulave”, “pishpirik”, “i ikur në Bllacë a Stankovec” duke ia kontestuar kështu qenien një qytetari. Edhe unë jam çuditur pse iku prokurori Elez Blakaj, por ky kryeministër me sharjet e tij na e tregoi të gjithëve pse. Paramendojeni po të ishte fizikisht në Kosovë ish prokurori Elez Blakaj se çfarë do t’i bënte atij kryeministri Haradinaj? Ajo që i ngjau znj. Deralla me 10 qershor në Prizren ishte asgjë, sepse ajo ishte grua, siç pat shpjeguar asokohe Haradinaj. Me Elez Blakajn situata do të bëhej shumë më dramatike, në mos tragjike.

E sot u bënë saktësisht gjashtë muaj nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi sipas Komisionit Meha. Tash gjashtë muaj kufiri i ndryshuar nuk u korrigjua siç u pat zotuar kjo qeveri me presidentin sipër që ka. Deputetët e vet ky kryeministër i pat mashtruar pikërisht me premtimin se do t’i kthejë ato 8.200 hektarë përfshirë këtu Çakorrin, Zhlepin e Bjelluhën. Thjesht, është një kryeministër mashtrues përveçse kërcënues.

Haradinaj i don veteranët e çlirimtarët? Do të bindeshim sikur për skijim në St. Moritz të Zvicrës t’i çonte fëmijët e dëshmorëve dhe veteranëve e jo të shkojë për vete atje (me para të kujt?). Do të bindeshim sikur ta orientonte ekonominë kah prodhimi që sjell fabrika dhe punësim në Dukagjin e jo privatizim abuziv e mallra të Serbisë. Do të bindeshim sikur të rriteshin paga minimale dhe ajo mesatare në Kosovë e jo të dyfishohej paga e tij dhe e shpurës së tij qeveritare. Do të bindeshim sikur të ndërmerrte hapa për bashkimin e Mitrovicës e jo t’ua jepte 1 milion euro serbëve në veri që nuk e paguajnë energjinë elektrike. Do të bindeshim sikur të emëronte bord e menaxhment profesional në Telekomin e Kosovës e jo militantë partie që s’marrin vesh nga telekomunikimet. Etj., etj.

Prandaj, jemi të bindur që ky nuk është për kryeministër. Nuk mund të kemi kurrfarë respekti për këtë kryeministër Ramush Haradinajn i cili i lëvyret me përulësi Milan Radojçiqit kurse vjell vrerë ndaj Elez Blakajt. Ky nuk mund të jetë kryeministri im.

Për fund, Kosovën në mjerim nuk e kanë hedhur hajnat e pulave por hajnat si Haradinaj, si Thaçi, e si Veseli.

 

- Advertisement -
Artikulli paraprak
KOMPANITË E SIGURIMEVE NUK NGOPEN ME PARA, DALIN ME NJË IDE TË RE PËR ZHVATJEN E QYTETARËVE Insajderi INSAJDERI 21.08.2018 23:11 Kompanitë e sigurimeve nuk ngopen me para, dalin me një ide të re për zhvatjen e qytetarëve Kompanitë e sigurimeve nuk po heqin dorë nga zhvatje e qytetarëve. Madje, ata po kërkojnë masa të reja në dobi të tyre, që do të ketë impekt fatal për qytetarët e vendit. Besarb Blakaj, anëtar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, që të vendos rregulla për të gjitha ata që nuk i regjistrojnë automjetet deri në 7 ditë vonesë, t’iu shqiptohet gjobë 200 €, 7 deri në 15 ditë 500 €, 15 deri në 30 ditë 1,000 €, si dhe mbi 30 ditë vetura konfiskohet dhe dërgohet për shkatërrim. ‘Ministrisë se Punëve të Brendshme i rekomandojmë: -Rritjen e dënimeve për mos regjistrim të automjetit dhe atë: deri në 7 ditë vonesë, t’iu shqiptohet gjobë 200 €, 7 deri në 15 ditë 500 €, 15 deri në 30 ditë 1,000 €, si dhe mbi 30 ditë vetura konfiskohet dhe dërgohet për shkatërrim. -Gjobat e grumbulluara nga mos regjistrimi i automjeteve të barten në Fondin e Kompensimit, i cili funksionin në kuadër të Byrosë Kosovare të Sigurimeve për mbulimin e dëmeve pikërisht nga automjetet e pasiguruara”, ka thënë ai. “Ministrisë së Financave i rekomandojmë: -Dërgimin e menjëhershëm të ligjit mbi të ardhurat e korporatave në Kuvendin e Kosovës për aprovim, ku edhe kompanitë e sigurimeve të trajtohen të barabarta me të gjitha kompanitë e tjera ne vend dhe të tatohen mbi fitimet reale e jo me tatim në qarkullim -Alokimin e të gjitha mjeteve që i kanë në dispozicion për ndihmesë ndaj popullatës nga katastrofat natyrore, e te cilat sigurohen nga kompanitë e sigurimeve, tek një fond i veçantë, ku ne si Industri do ta merrnim rrezikun shumëfish më të madh për ta siguruar se sa vet mjetet në dispozicion. Nëse Ministria i ka në dispozicion 10 milionë euro në vit për këto çështje, nëse do të liheshin nën menaxhim të kompanive të sigurimeve ky fond do të shumëfishohej në mbulimin e dëmeve minimum deri ne 100 milionë euro. -Ndarjen urgjente te fondit të shtetit për sigurimin e të gjitha aseteve të shtetit, në këtë formë taksapaguesve do t’u kushtonte shumë me pak në rast të dëmtimeve të ndryshme -Urdhëresë obligative ndaj shpërndarësve të rrjetit elektrik për sigurimin e përgjegjësisë”, ka shtuar Blakaj. 19 vjet pas luftës Kosova vazhdon të mbetet shteti i vetëm në Evropë pa liri të qarkullimit me automjete, njësoj si vendet e tjera. Ngasësit më të varfër të Evropës po vazhdojnë t’i paguajnë më së shtrenjti policat e sigurimit për qarkullim. Si dhe bashkëqytetarët nga diaspora, që me mall presin çdo ardhje në vendlindje, do të vazhdojnë t’i kalojnë të gjitha shtetet me Kartonin e Gjelbër, vetëm me të hyrë në Kosovë do të detyrohen të paguajnë. Të gjitha paratë e marra nga veturat që hyjnë në Kosovë, i marrin kompanitë e Sigurimeve. // LAJME Si ndodhi përleshja në Kuvendin Komunal të Presheves? SI NDODHI PËRLESHJA NË KUVENDIN KOMUNAL TË PRESHEVES? Daçiq: Blakaj dha dorëheqje se po hetonte krimet e UÇK-së DAÇIQ: BLAKAJ DHA DORËHEQJE SE PO HETONTE KRIMET E UÇK-SË 21.08.2018 22:30 Zogiani reagon ndaj vendimit që favorizon KEDS-in ZOGIANI REAGON NDAJ VENDIMIT QË FAVORIZON KEDS-IN 21.08.2018 22:27 NGA RUBRIKAT Masat e reja për shkak të hiper inflacionit, qytetarët e Venezuelën nëpër rreshta BIZNES MASAT E REJA PËR SHKAK TË HIPER INFLACIONIT, QYTETARËT E VENEZUELËN NËPËR RRESHTA Ndërrohet mbulesa e Qabesë, u përdorën 700 kg mëndafsh dhe 120 kg fije ari BOTA NDËRROHET MBULESA E QABESË, U PËRDORËN 700 KG MËNDAFSH DHE 120 KG FIJE ARI 19 gushti, Dita Botërore e Fotografisë KULTURE 19 GUSHTI, DITA BOTËRORE E FOTOGRAFISË Për këtë festë të Bajramit, uroj shkarkimin e Naim Tërnavës OP-ED PËR KËTË FESTË TË BAJRAMIT, UROJ SHKARKIMIN E NAIM TËRNAVËS Albumi i bendit “Eagles”, më i shituri në botë deri tani SHOWBIZ ALBUMI I BENDIT “EAGLES”, MË I SHITURI NË BOTË DERI TANI TË FUNDIT Ndërrohet mbulesa e Qabesë, u përdorën 700 kg mëndafsh dhe 120 kg fije ari NDËRROHET MBULESA E QABESË, U PËRDORËN 700 KG MËNDAFSH DHE 120 KG FIJE ARI 21.08.2018 23:17 Ronaldo ishte shumë afër Milanit, ja pse dështoi transferimi RONALDO ISHTE SHUMË AFËR MILANIT, JA PSE DËSHTOI TRANSFERIMI 21.08.2018 23:15 Si ndodhi përleshja në Kuvendin Komunal të Presheves? SI NDODHI PËRLESHJA NË KUVENDIN KOMUNAL TË PRESHEVES? 21.08.2018 23:04 Celina asiston në barazimin e Swanseas [Video] CELINA ASISTON NË BARAZIMIN E SWANSEAS [VIDEO] 21.08.2018 22:46 “I hoqi reçipetat turistes dhe e përdhunoi në pishinë”, lirohet shqiptari në Greqi “I HOQI REÇIPETAT TURISTES DHE E PËRDHUNOI NË PISHINË”, LIROHET SHQIPTARI NË GREQI 21.08.2018 22:44 Daçiq: Blakaj dha dorëheqje se po hetonte krimet e UÇK-së DAÇIQ: BLAKAJ DHA DORËHEQJE SE PO HETONTE KRIMET E UÇK-SË 21.08.2018 22:30 TË FUNDIT
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz