back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeSveçla: Unë gjithmonë kam reaguar ndaj shkeljeve, por disa luajnë viktimën –...

Sveçla: Unë gjithmonë kam reaguar ndaj shkeljeve, por disa luajnë viktimën – Koalicioni LDK-PDK-AAK do t’i kushtojë qytetarëve më shumë

Të ngjajshme

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar në lidhje me përmbylljen e procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale. Sveçla ka thënë se VV në këto zgjedhje doli shumë më mirë se të gjitha herat në zgjedhje lokale, ndonëse ka thënë se pritshmëritë e tyre ishin më të mëdha.

Ai ka thënë se duhet punë më e madhe në disa komuna, e në disa qartësim të konceptit kundrejt votuesit.

Sveçla duket ta ketë përjetuar rëndë humbjen e kandidatit të VV-së në Prishtinë, Hajrulla Çekut, e ndonëse ka fituar ai i LDK-së, Përparim Rama, Sveçla ka thënë se askush nuk është fituesi por humbësi më i madh është qytetari i saj.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! humbi jo nga shpalosja apo bashkimi i ideve por nga koalicioni i pazareve të llojeve e niveleve të ndryshme. Koalicioni LDK-PDK-AAK, oligarkë e disa kuazimedia do ti kushtojë më së shumti qytetarit.  Mbetet që angazhimi ynë të minimizoj dëmin e zvogëloj çmimin gjithmonë në të mirë të qytetarit e shoqërisë. Të dashur aktivistë dhe qytetarë, Ju faleminderit përzemërsisht për punën e palodhshme dhe besimin që na e keni dhënë. Vazhdojmë përpara dhe gjithmonë bashkë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shkruar edhe për fotografimin që i ka bërë dje një qytetari afër shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, që mbante në xhaketë një logo të LDK-së.

“Janë disa që edhe kur bëjnë shkelje, luajnë viktimën. Ata që më njohin, e dijnë shumë mirë se edhe kur kam qenë Drejtor i Inspeksionit, edhe si Deputet e tash Ministër, e mbi të gjitha gjithmonë si aktivist, unë kam reaguar ndaj shkeljeve e padrejtësive. Kështu do të vazhdoj, drejt dhe me shumë punë”, ka shkruar Sveçla. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz