back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditSveçla pas vrasjes së trefishtë: I indinjuar me trajtimin që prokuroria e...

Sveçla pas vrasjes së trefishtë: I indinjuar me trajtimin që prokuroria e gjyqësori po ia bëjnë rasteve të tilla

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, e për të cilën tre persona janë shpallur në kërkim.

Sveçla tha se është jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria dhe Gjyqësori, janë sipas tij, duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri.

“Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri”.

“Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot”, tha Sveçla.

Tutje, ai u shpreh se është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë dhe të mos ketë tolerim për asnjë kriminel.

“Është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale. Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar”, shkroi ai.

Drejtori i drejtorisë rajonale të Gjilanit, Agron Rukiqi, tha se i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë, Mefail Shkodra, ka në total 31 vepra penale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz