Sulmohet polici në Drenas, arrestohen dy persona
BILLI

Lexo edheSkandali i mohimit të së drejtës në pronë të jetimëve nga Komorani, zvarritet qëllimshëm procesi?

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gllogoc, të cilët kanë penguar policët të kryejnë punën e tyre, duke e sulmuar njërin prej tyre.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare, ku gjatë futjes nën kontroll një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Njëri nga të dyshuarit ka kërkuar tretman mjekësor dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

Lexo edheSkandali i mohimit të së drejtës në pronë të jetimëve nga Komorani, zvarritet qëllimshëm procesi?