Sulmohen dy persona, njëri lëndohet aksidentalisht duke shtënë me armë
03

Lexo edheShkoi t’i mbushte bidonët, iu “mbushën” sytë me lotë- veprim i jashtëzakonshëm i KRU Prishtina

Dy persona dje në Pejë kanë sulmuar dy burra, ku njërin e kanë lënduar aksidentalisht duke shtënë me armë.
Policia raporton se njërin nga të dyshuarit e kanë arrestuar ndërsa tjetri është në arrati.
“Dy viktima meshkuj K-Shqiptar kanë njoftuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj K-Shqiptar, ku aksidentalisht njërit nga të dyshuarit i ka shkrepur arma me ç’rast lëndime trupore ka pësuar njëri nga viktimat”.

Lexo edheShkoi t’i mbushte bidonët, iu “mbushën” sytë me lotë- veprim i jashtëzakonshëm i KRU Prishtina
“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa njëri gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.