Sulmi ndaj policisë në Veri, Haradinaj: Kosova dhe Serbia s’duhet ta tolerojnë krimin ndërkufitar
01

Lexo edhe‘S’po shkohet n’shkollë’: Nxënësit e të gjitha komunave të Kosovës protestojnë sot

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar dhe dy shteteve, Kosovës e Serbisë. Prandaj, shprehet se është në interes dhe obligim i të dy qeverive, të Kosovës dhe të Serbisë, që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar.
“Aktet e tilla nuk tolerohen”, shkruan Haradinaj referuar sulmeve që ndodhën ditëve të kaluara në drejtim të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Postimi i tij i plotë:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe të gjitha shtetet e NATO-s, intervenuan me 1999 në Kosovë për të ndalur gjenocidin. Që prej atëherë, këto shtete po ashtu, janë përkushtuar për një rajon të qetë dhe të sigurt.

Lexo edhe‘S’po shkohet n’shkollë’: Nxënësit e të gjitha komunave të Kosovës protestojnë sot
Rendi dhe ligji është në interes të secilit qytetar, ashtu edhe të dyja shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Në anën tjetër, krimi i organizuar nuk ka përkatësi as politike e as etnike dhe na rrezikon të gjithëve. Është në interes dhe obligim i të dy qeverive, të Kosovës dhe të Serbisë, që të luftojnë krimin e organizuar ndërkufitar. Aktet e tilla nuk duhet të tolerohen.