back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleSulm me armë në Skenderaj, raportohet për të lënduar

Sulm me armë në Skenderaj, raportohet për të lënduar

Të ngjajshme

Një mosmarrëveshje në Skenderaj ka rezultuar me sulm të dy personave ndaj një viktime. Organet e rendit kanë bërë të ditur se sulmuesit kanë poseduar edhe armë, të cilët e kanë goditur viktimën me kondak në kokë, me ç’rast i ka shkrepur arma,- transmeton Drenia Press.

Ngjarja është regjisturar në fshatin Vajnikë të Skenderajt.

Në njoftimin e Policisë lidhur me këtë rast thuhet:

Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar e kanë sulmuar fizikisht dhe të njëjtit kanë poseduar edhe armë.

Njeri prej të dyshuarve e ka goditur me kondak të armës viktimën në kokë, me ç’rast i ka shkrepur arma. Si pasojë viktima ka pësuar lëndim trupor dhe pas tretmanit mjekësor në QKUK, i njëjti është liruar. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati dhe njësit policore janë duke hetuar rastin. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz