BallinaLajme“Suksesi” i parë i Albulena Haxhiut si u.d e shefes së shtetit,...

“Suksesi” i parë i Albulena Haxhiut si u.d e shefes së shtetit, e hap një faqe të re për “Presidencën e Kosovës”, pasi e kaluara menaxhohet nga stafi i Osmanit

Të ngjajshme

Presidenca njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet...

Çalhanoglu po ndihet mirë fizikisht, e ka rikthyer formën optimale

Hakan Çalhanoglu ka folur për momentin e tij tek...

Presidenca e Republikës së Kosovës është bërë me profile të reja zyrtare në rrjetet sociale.

Sipas njoftimi të Zyrës së Presidencës, është hapur faqja e re në Facebook me emrin “Presidenca e Republikës së Kosovës”, transmeton lajmi.net.

Faqja e kaluar sipas njoftimit është nën menaxhimin e stafit të ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të Presidencës. Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve. Për këtë arsye, profilet e reja zyrtare do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar nga ky institucion.”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Kjo faqe e re hapet pak ditë pasi u.d e presidentes u bë Albulena Haxhiu, që është edhe kryetare e Parlamentit të Kosovës.

Bisedimet për zgjedhjen e presidentit të ri po vazhdojnë, por deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë sukses.

Në rast se nuk ka ndonjë marrëveshje brenda afatit të caktuar sipas Gjykatës Kushtetuese, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje.

Komunikata e plotë e Zyrës së Presidentes:

Presidenca e Republikës së Kosovës njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së komunikimit me qytetarët

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të Presidencës. Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve.

Për këtë arsye, profilet e reja zyrtare do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar nga ky institucion.

Ky hap siguron që komunikimi zyrtar të mbetet i lidhur me institucionin, duke ruajtur dhe garantuar vazhdimësinë institucionale në funksion të informimit të qytetarëve.

Profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit më të lartë të shtetit, pavarësisht se kush ushtron funksionin e Presidentit/es./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz