BallinaLajmeStuhitë i afrohen Ballkanit, ja kur do ta godasin Kosovën!

Stuhitë i afrohen Ballkanit, ja kur do ta godasin Kosovën!

Të ngjajshme

Zyrtare: Një legjendë si Carvajal i jep fund aventurës te Real Madridi

Pas 23 sezonesh me fanellën “Los Blancos”, Real Madridi...

I plagosuri në Bregun e Diellit ende në gjendje kome, autorët zhduken pa gjurmë

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, po vazhdon...

ZKA: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca e ka kritikuar Komunën...

Griezmann i kërkon falje fansave të Atleticos për kalimin në Barcelonë

Antoine Griezmann i dha një lamtumirë me lot në...

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vije fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Një front i ftohtë me origjinë nga Oqeani Atlantik përmes Evropës do të fillojë të depërtojë sot edhe në Gadishullin Ballkanik duke freskuar motin dhe ulut temperaturat.

Gjatë depërtimit të frontit priten procese të bujshme atmosferike me shtrëngata lokalisht të fuqishme shiu me breshër dhe kjo vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe kontaktit me ajrin e ftohtë jostabil.

Sonte rrebeshe të fuqishme shiu do të përfshijnë shumë pjesë të Sllovenisë dhe Kroacisë, kurse gjatë natës rrebeshet e fuqishme të shiut me vetëtima dhe bubullimë do të avansojnë në drejtim të Bosnës dhe Hercegovinës dhe Serbisë.

Fronti do të vije edhe në Kosovë, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni sot vonë pasdite duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit me rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Pas depërtimit të frontit priten ulje të theksuara të temperaturave dhe kjo do të jetë fundi i valës së fuqishme të nxehtësisë tropikale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz