BallinaLajmeDy radikalët e Shqipërisë vazhdojnë serinë e videove me fyerje për myslimanët...

Dy radikalët e Shqipërisë vazhdojnë serinë e videove me fyerje për myslimanët e Kosovës

Të ngjajshme

Në një lidhje me Klodin? Elijona thyen heshtjen 

Ish-finalistja e BBVK 4, Elijona, ka treguar njëherë e...

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Shkruan: Adri Nurellari Ja edhe një “trofe” tjetër në duart...

“Lema lema”, po e kap milionëshin

Projekti “Lema lema”, nga 2Ton, Ermal Fejzullahi e Ronela...

Policia e Shqipërisë ka shpallur urdhër-arrest për dy shtetas nga pjesa veriore e vendit, të cilët po bëjnë vazhdimisht thirrje dhe po fyejnë myslimanët shqiptarë nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.

Në një video që është dërguar në adresë të Gazetës Express, njëri nga ta shihet teksa përsëri fyerjet ndaj myslimanëve. Atyre u bën thirrje të mos e quajnë vetën shqiptarë por turq.

Policia e Shqipërisë ka dalë gjatë kësaj jave me një njoftim, ku bëhet e ditur se dy shtetasit me emrat Luigj Marku dhe Anton Zefi janë në kërkim.

Më tutje nuk ka asnjë njoftim nëse policia e di vendndodhjen e tyre, mirëpo dy radikalët po vazhdojnë që përmes videove të fyejnë e kërcënojnë shqiptarët myslimanë.

Ata thonë se do ua bëjnë ‘sic ua ka bërë shkau’ turistëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që kalojnë pushimet në bregdetin rreth Shkodrës. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz