BallinaLajmeTrump: Irani mezi pret të nënshkruajë një marrëveshje, por më pas dërgon...

Trump: Irani mezi pret të nënshkruajë një marrëveshje, por më pas dërgon një copë letër krejt të padobishme

Të ngjajshme

Zyrtare: Një legjendë si Carvajal i jep fund aventurës te Real Madridi

Pas 23 sezonesh me fanellën “Los Blancos”, Real Madridi...

I plagosuri në Bregun e Diellit ende në gjendje kome, autorët zhduken pa gjurmë

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, po vazhdon...

ZKA: Komuna e Prishtinës dështoi në menaxhimin e mbeturinave

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca e ka kritikuar Komunën...

Griezmann i kërkon falje fansave të Atleticos për kalimin në Barcelonë

Antoine Griezmann i dha një lamtumirë me lot në...

Presidenti amerikan, Donald Trump duket i irrituar nga qëndrimi i Iranit, propozimin të fundit të të cilit e refuzoi dhe e cilësoi të papranueshëm.

Në një intervistë me revistën Fortune, ai tha se Teherani mezi pret që të nënshkruajë një marrëveshje, por shtoi se më pas  dërgon një letër të padobishme, duke iu referuar propozimeve të fundit të tyre.

“Irani mezi pret të nënshkruajë një marrëveshje. Ata me të vërtetë duan të nënshkruajnë një marrëveshje. Iranianët vazhdojnë të bërtasin. Ata mezi presin të nënshkruajnë një marrëveshje. Por pastaj dërgojnë dokumente që nuk kanë të bëjnë fare me asgjë për të cilën kemi rënë dakord. Unë them, ‘Je i çmendur?’“, tha ai

Presidenti amerikan u takua me zyrtarë të lartë nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare të shtunën për të diskutuar rrugën përpara në luftën me Iranin, tha një burim i njohur me takimin për CNN.

Ai e ka kërcënuar Teheranin se “më mirë të veprojë shpejt, ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz