Studentja e parë amerikane nis studimet e rregullta në Fakultetin Juridik të UP-së

Një studente me shtetësi amerikane ka nisur studimet e rregullta në nivelin master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, duke u bërë studentja e parë amerikane që ndjek studimet full-time në këtë fakultet.
Bëhet fjalë për Virginia Hugo-Vidal, e cila më 7 tetor 2026 u prit në një takim mirëseardhjeje nga dekani i Fakultetit Juridik, prof. Avni Puka.
Hugo-Vidal do të ndjekë studimet në programin master në gjuhën angleze “Human Rights, International Criminal Law and Transitional Justice”, i cili fokusohet në të drejtat e njeriut, të drejtën penale ndërkombëtare dhe drejtësinë tranzicionale.
Sipas Fakultetit Juridik, ky zhvillim është pjesë e procesit të ndërkombëtarizimit të Universitetit të Prishtinës. Që nga viti akademik 2023/2024, në këtë program janë përfshirë vazhdimisht edhe studentë dhe profesorë ndërkombëtarë.

Lexo edheAriu mbeti në gjemba në Junik, shpëtohet nga komuniteti (Pamje)
Përfshirja e studentëve nga vende të ndryshme synon të kontribuojë në shkëmbimin e përvojave akademike dhe në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e studimeve juridike./IndeksOnline/














