Ariu mbeti në gjemba në Junik, shpëtohet nga komuniteti (Pamje)
dp

Lexo edheShpërt*ime të fuqishme tronditin Riadin, pezullohet trafiku ajror në aeroportin “King Khalid”

Një ari që kishte mbetur i ngatërruar në gjemba, është shpëtuar në fshatin Jasiq të Junikut, falë ndërhyrjes së përbashkët të institucioneve dhe qytetarëve.
Në ndërhyrjen për lirimin e tij morën pjesë pjesëtarë të Shërbimit Policor të Junikut, drejtori dhe zyrtarë të parkut, si dhe qytetarë që kontribuuan në këtë aksion.
“Në fshatin Jasiq,në Junik,pata fatin të jem pjesë e një ndërhyrjeje për shpëtimin e një ariu,i cili ishte ngatërruar në gjemba dhe nuk mund të lirohej vetë.
Falë bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët me Shërbimin Policor të Junikut, drejtorin e parkut,zyrtarët e parkut dhe qytetarët e përgjegjshëm që na njoftuan për rastin,arritëm të ndërhyjmë për ta liruar ariun”, thuhet në njoftim.

Lexo edheShpërt*ime të fuqishme tronditin Riadin, pezullohet trafiku ajror në aeroportin “King Khalid”
Përmes një reagimi publik, është shprehur mirënjohje për të gjithë të përfshirët, duke u vlerësuar bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe komunitetit në mbrojtjen e natyrës dhe të jetës së egër./IndeksOnline/