Studentët arritën të aplikojnë që dje për shtesat 100 euro, sot pritet ekzekutimi i atyre për fëmijë
dp

Lexo edheKomuna e Istogut vendos kontejnerë specialë për mbetjet e Kurbanëve, apel qytetarëve për ruajtjen e higjienës

Kjo rritje e shtesave u paralajmërua ditë më parë, në prag të fushatës zgjedhore dhe kësisoj gratë lehona morën dje nga 500 euro.
Por përpos kësaj, ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti ka njoftuar se sot pritet që në xhirollogaritë të prindërve të dalin 100 eurot e premtuara për fëmijët.
Kësisoj secili fëmijë do t’i marrë nga 100 euro këtë muaj.
Kurse edhe pse nuk është bërë ndonjë njoftim zyrtar tanimë shumë prej studentëve kanë mundur që të aplikojnë për shtesa.

Lexo edheKomuna e Istogut vendos kontejnerë specialë për mbetjet e Kurbanëve, apel qytetarëve për ruajtjen e higjienës
Disa studentë veçse kanë aplikuar dje dhe aplikimi është realizuar me sukses.
Po ashtu nga 100 pritet t’i ekzekutohen edhe pensionistëve, derisa punëtorët e sektorit privat do të duhet të aplikojnë për t’i marrë këto 100 euro nga Qeveria në detyrë./Lajmi.net/