Stërmbushet plazhi i Durrësit me pushues (VIDEO)
01

Lexo edhe400 deri në 1000 euro dyshohet se kushtonte patentë shoferi pa hyrë fare në teste (VIDEO)

Temperaturat e larta të kësaj të diele, kanë sjell dyndje pushuesish në plazhin e Durrësit.
Përveç pushuesve, në vijën bregdetare të Durrësit, nuk mungojë as shitësit ambulant.
Por dyndja e pushuesve ka nxjerrë edhe më shumë në pah problematikat në plazhin e Durrësit.
“Çadrat janë shumë ngjitur, mungojnë dushet, mungojë tualetet publike”, shprehen disa qytetarë.
Edhe pse ligji e parashikon se në plazhe duhet të jetë një vrojtues I cili u vjen në ndihmë qytetarëve në rrast rreziku në det, qytetarët shprehen se vrojtuesi mungon.
Lexo edhe400 deri në 1000 euro dyshohet se kushtonte patentë shoferi pa hyrë fare në teste (VIDEO)
“Jo nuk kemi parë, nuk ka”, thonë pushuesit.
Problem në plazhin e Durrësit mbeten edhe hapësirat publike, ku qytetarët mund të shkojnë me çadrat e tyre.