Statuja gjigande e Erdoganit vendoset në mes të Gjermanisë
03
Lexo edheJaponi, ende ekziston kërcënimi i sigurisë nga Koreja e Veriut
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është vendosur mbrëmjen e së Hënës në zemër të qytetit Wiesbaden të Gjermanisë.
E gjatë gati 4 metra dhe me peshë prej 3.2 tonë, shtatorja e Erdoganit ka ngjallur shumë reagime në vend, ende nuk dihet se nga kush është vendosur por statuja ka gjetur një interes të madh nga komuniteti turk në këtë qytet.
Me dhjetëra persona kanë bërë foto pranë shtatores të cilët janë shprehur të kënaqur nga ngjarja.
Për këtë veprim, autoritetet zyrtare ende nuk janë prononcuar.

Lexo edheJaponi, ende ekziston kërcënimi i sigurisë nga Koreja e Veriut
Ndryshe, para disa vite një grup simpatizantë nga Turqia kanë tentuar të vendosin një shtatore gjigande edhe në Stamboll por një gjë e tille është kundërshtuar fuqishëm nga vet presidenti Erdogan i cili është prononcuar ekskluzivisht për këtë rast duke kundërshtuar vendosjen e statujave të tij pasi që është në kundërshtim me fenë Islame, transmeton Gazeta e Re.
