Starton Vala Superliga, ja me kë luan Feronikeli
BILLI
Lexo edheSuperliga starton të premten, ja me kë luan Drenica
Trepça’89 e ka nisur me fitore kampionatin e ri në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Në ndeshjen hapëse të edicionit të ri, që u zhvillua, të premten, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, skuadra kampione në fuqi e ka mposhtur skuadrën e rikthyer në elitë, Flamurtarin, me rezultat 3:1.
Feronikeli do të luaj nesër prej orës 17:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, ku përball do të ketë Vllaznian e Pozheranit.
Lexo edheSuperliga starton të premten, ja me kë luan Drenica
Nga Feronikeli këtë sezon pritet shumë, ngase në krye të skuadrës është rikthyer trajneri Gani Sejdiu, me të cilin trajner Nikli u shpall kampion për herë të parë në futbollin tonë./Drenicapress.info/