back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeSqarohet rasti i prokurores Lumnezi

Sqarohet rasti i prokurores Lumnezi

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Agjencia Kundër Korrupsionit ka vërtetuar që mediat elektronike gjatë ditës së premte kanë shpërndarë lajmin në lidhje me deklarimin e pasurisë së bërë nga Prokororja znj. Merita Lumezi.

Shifra e publikuar, fillimisht nga infokusi.com dhe më pas nga mediat tjera, e deklaruar për znj. Lumezi ishte 67 milion EURO në bankë është gabim teknik i shfaqur gjatë procesit të regjistrimit nga Formulari i Deklarimit të Pasurisë në data-bazë e pastaj publikuar si regjistër në web faqe e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Sipas Formularit të Deklarimit të Pasurisë të deklaruar nga Znj. Lumezi shuma e saktë është 668,857.00 EUR. Agjencia në publikimin e njoftimit të datës 14 Qershor 2017 kishte njoftuar opinionin për gabimet të mundshme teknike dhe kishte kërkuar nga Zyrtarët e Lartë që të njoftohet Agjencia për ndonjë gabim të mundshëm në mënyrë që të bëhen përmirësimet dhe të evitohen paqartësitë e krijuara.

“Përmes këtij njoftimi kërkojmë përsëri nga Zyrtarët e Lartë që të njoftojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndonjë lëshim teknik që mund të jetë bërë gjatë përshkrimit të formularëve të deklarimit të pasurisë të printuar dhe plotësuar nga deklaruesit në trensferirmin e tyre në bazën e të dhënave të Agjencisë.

Me mirëkuptim nga mediat kërkojmë që para publikimit të lajmeve të tilla të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit për të konfirmuar pasurinë e publikuar dhe e njëjta të verifikohet para transmetimit në publik

.Shfrytëzojmë rastin t’i kërkojmë falje publike znj. Lumezi për shqetësimin që ka mund ta këtë pa fajin e saj”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz