back to top
Monday, January 19, 2026
BallinaLajmeSpiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku në rrugën Europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku në rrugën Europiane

Të ngjajshme

Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku

Qeveria irakiane ka bërë të ditur se forcat amerikane...

Kajtazi: Deputeti që vjedh mandatin, çfarë produktiviteti mund të ketë në Kuvend?

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka komentuar çështjen e...

Zvarritja e formimit të institucioneve – Sindikatat: Pagat nuk guxojnë të jenë peng i krizës politike

Vendimi  për rinumërim të votave mund të ndikojë drejtpërdrejt...

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë urimet e saj për popullin e Kosovës dhe Albin Kurtin për ditoren në zgjedhjet e përgjithshme.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se ‘Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është me e madhe se çdo kufi’, shkruan TopChannel.

“Urime popullit të Kosovës për zgjedhjet e zhvilluara me maturi, qetësi dhe përgjegjësi qytetare, një shprehje e pjekurisë demokratike që na bën krenarë.

Përgëzime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e arritur dhe besimin e marrë nga qytetarët, si dhe të gjithë spektrit politik për fushatën e standardet e arritura.

Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku krah për krah, me një zemër, një zë dhe në rrugë europiane, sepse ajo që na bashkon është me e madhe se çdo kufi“, shprehet ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz