back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeSpecialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar...

Specialja cakton paraburgimin prej 1 muaji ndaj 7 të pandehurve, të dyshuar për dhënie dhe marrje ryshfeti

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, e pandehura M.B.-D për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” si dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, i pandehuri Sh.T. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” si dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, i pandehuri G.L. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” si dhe veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”, i pandehuri F.I.për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, i pandehuri J.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” si dhe i pandehuri B.D. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit është e bazuar, andaj aprovoj kërkesën e PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.K., M.B-D., Sh.T., G.L., F.I., J.M. dhe B.D., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, për secilin.

Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe konstatoi se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë për rrjedhjen e pa penguar të procedurës penale në këtë çështje juridiko – penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz