Spasojeviq: Kam menduar disa herë të pranoja fajësinë, më vjen keq rastin e Bunjakut
dp

Lexo edhe“Nuk mund t’i them vetes terrorist, se kam vrarë as lënduar askënd” – Njëri nga të akuzuarit për Banjskën i thotë fjalët përfundimtare

Blagoja Spasojeviq ka thënë se do ta pranonte fajësinë po që si aktakuza ndaj tij do të ishte reale.
I akuzuari për rastin e Banjskës ka thënë se i vjen keq për rastin e Afrim Bunjakut.
“Shumë herë kam menduar të pranoja fajësinë dhe, nëse aktakuza do të ishte reale, do ta pranoja.
Unë për vete nuk mund të them se jam terrorist, për arsye se askënd nuk e kam vrarë, askënd nuk e kam lënduar, asnjë plumb nuk e kam shkrepur ndaj Policisë së Kosovës e as ndaj askujt tjetër.
Unë më së shumti do të dëshiroja t’ua prezantoja jetën time, kush jam. Deri në këtë situatë nuk jam marrë me veprime të kundërligjshme.

Lexo edhe“Nuk mund t’i them vetes terrorist, se kam vrarë as lënduar askënd” – Njëri nga të akuzuarit për Banjskën i thotë fjalët përfundimtare
Kam punuar për 150–200 euro në muaj.
Asnjëherë nuk kam bërë asgjë që është e kundërligjshme.
Më vjen keq për humbjen e jetës së Afrim Bunjakut”, ka deklaruar Spasojeviq./Indeksonline/