“Nuk mund t’i them vetes terrorist, se kam vrarë as lënduar askënd” – Njëri nga të akuzuarit për Banjskën i thotë fjalët përfundimtare
dp

Lexo edheAbdixhiku para takimit me Kurtin për çështjen e Presidentit: Deklarohem pas pak

Njëri nga të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq ka thënë para trupit gjyqësor se nuk e ka vrarë as lënduar askënd.
“Nuk mund t’i them vetes terrorist sepse as nuk e kam vrarë e as nuk e kam lënduar askënd”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se i vjen keq për humbjen e Afrim Bunjakut.
“Më vjen keq për humbjen e Afrim Bunjakut, dhe më vjen keq që unë kam qenë pjesëmarrës në atë ngjarje”, ka thënë ai.

Lexo edheAbdixhiku para takimit me Kurtin për çështjen e Presidentit: Deklarohem pas pak
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq akuzohen për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në parashtrimet e tij, para trupit gjykues, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit. Ai ka thënë se është vërtetuar se të njëjtit kanë pasur dijeni dhe rol për zhvillimin e këtij sulmi me qëllim të aneksimit të veriut të Kosovës.