Spanjë, 738 të vdekur nga virusi për një ditë

Vetëm në 24 orët e kaluara, 738 persona kanë vdekur në Spanjë si pasojë e infektimit me koronavirus. Kjo është shifra më e madhe që është shënuar për periudhën njëditore në shtetin e Evropës Jugore.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 3434, duke e vendosur Spanjën në vendin e dytë në botë, tashmë para Kinës, ku filloi përhapja e virusit të ri në dhjetor të vitit të kaluar.
Spanja gjithashtu e ka një prej përqindjeve më të mëdha të të infektuarve në mesin e punëtorëve shëndetësorë, që po e vështirëson edhe më tepër luftën kundër epidemisë.
Autoritetet spanjolle kanë kërkuar ndihmë urgjente nga NATO-ja, përfshirë 1.5 milion maksa, 150 mijë palë rroba mbrojtëse për mjekët dhe 450 mijë respiratorë.

Lexo edheKurti i thotë Daut Haradinajt: Nuk bën me ia tepru me mburrje se për vendin tënd ke luftu
Të martën, qeveria gjithashtu njoftoi se do të fillojë të përdorë teste të shpejta për zbulimin e statusin shëndetësor të popullsisë, shkruan “Anadolu”, transmeton Gazeta Express.
Spitalet e Madridit janë stërmbushur me pacientë dhe disa prej tyre po detyrohen të presin në radhë ose po qëndrojnë në korridore.














