Spanja ka vendosur të mbyllë hapësirën e saj ajrore për aeroplanët e përfshirë në luftën me Iran, duke ndaluar gjithashtu përdorimin e bazave ushtarake Rota dhe Moron nga forcat amerikane.
Vendimi ka shkaktuar tensione me Donald Trump, ndërsa kryeministri Pedro Sánchez ka kundërshtuar hapur ndërhyrjet ushtarake ndaj Iranit, duke i cilësuar si të paligjshme.
Masa detyron avionët ushtarakë amerikanë të shmangin hapësirën ajrore spanjolle gjatë rrugës drejt Lindjes së Mesme.