back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeSpanja lejon udhëtimet nga Italia

Spanja lejon udhëtimet nga Italia

Të ngjajshme

Spanja ka vendosur që të lejojë udhëtimet ajrore dhe detare me Italinë, pasi kjo e fundit lehtësoi kufizimet.

Pavarësisht heqjes së ndalimit, udhëtarët nga Italia drejt Spanjës do të duhet që të vetëkarantinohen për 2 javë, njësoj si dhe shtetasit e tjerë të huaj.

Megjithatë, sektori i turizmit do të duhet të presë deri në fund të muajit Qershor për të nisur aktivitetin.

Në Spanjë vazhdon të jetë në fuqi gjendja e emergjencës. Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi Covid-19, me më shumë se 232 mijë të infektuar.

Të hënën, numri i vdekjeve ditore ra nën 100 persona për herë të parë që nga muaji Mars, konfirmoi Ministria spanjolle e Shëndetësisë.

Kryeministri Pedro Sanchez po përgatitet që t’i kërkojë Parlamentit të zgjasë deri në fund të Qershorit gjendjen e situatës së jashtëzakonshme. /tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz