Spalleti për Zhegrovën: Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme, është shkatërrues – meriton më shumë minuta
dp

Lexo edheBarcelona si protestuesit e Tiranës, nuk po mund t’i ndal askush

Spalletti ka veçuar lëvizjet e paparashikueshme të Zhegrovës, të cilat e bëjnë atë të rrezikshëm në duelet individuale dhe i mundësojnë të krijojë raste edhe në situata të vështira.
“Zhegrova ka aftësi të jetë shkatërrues për kundërshtarët, falë karakteristikave të tij dhe mënyrës se si luan. Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme për kundërshtarët, por ndonjëherë janë të paparashikueshme edhe për vetë atë”, ka deklaruar trajneri italian.
Megjithatë, tekniku ka theksuar se liria krijuese e futbollistit kosovar duhet të shoqërohet me ekuilibrin e duhur taktik të skuadrës.
Sipas Spallettit, Zhegrova mund të shfrytëzohet edhe më mirë nëse ekipi arrin të krijojë balancën e nevojshme në krahun tjetër të fushës.

Lexo edheBarcelona si protestuesit e Tiranës, nuk po mund t’i ndal askush
Në fund, trajneri italian ka dhënë një vlerësim pozitiv për paraqitjet e anësorit kosovar, duke lënë të kuptohet se ai meriton më shumë hapësirë në lojë.
“Duke u bazuar në atë që na ka treguar, Zhegrova do ta meritonte më shumë kohë loje”, ka përfunduar Spalletti.