Sot vazhdon numërimi i pjesës së dytë të votave me postë
dp

Lexo edheMinistria e Arsimit shtyn fillimin e mësimit në shkolla deri më 12 janar për shkak të reshjeve dhe vërshimeve

Sipas tij, të martën në mbrëmje, derisa numërimi i këtyre fletëvotimeve nga këto dy lloje votimi ishte në përfundim e sipër, KQZ ka filluar numërimi i pjesës së dytë të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, respektivisht votimit përmes postës.
Ky proces është duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.
“Në vazhdim të procesit të numërimit do të përfshihen fletëvotimet nga votimi përmes postës, të tërhequra më 2 dhe 5 janar 2026, nga kutitë postare jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Lexo edheMinistria e Arsimit shtyn fillimin e mësimit në shkolla deri më 12 janar për shkak të reshjeve dhe vërshimeve
Sipas njoftimit të KQZ-së, më 2 janar, nga kutitë postare në Pragë, Londër, Paris, Zagreb, Stokholm, Stamboll, New York, Kanbera dhe Kopenhagë, janë tërhequr 8,180 pako të tjera me fletëvotime, ndërkaq më 5 janar, nga 13 kutitë postare, në: Tiranë, Berlin, Vjenë, Bernë, Bruksel, Hagë, Podgoricë, Oslo, Shkup, Otavë, Ljublanë, Romë dhe Prishtinë, janë tërhequr 11,867 pako me fletëvotime.
Pjesa më e madhe e tyre janë sjellur në Kosovë.