Sot varroset Enver Bajraktari, vrasja e tij mbetet mister!
dp

Lexo edheDëshiron të jetosh dy herë? Kompania gjermane po ngrin njerëzit që duan të ringjallen pas disa vitesh

Enver Bajraktari, i cili u gjet i pajetë dhe i varrosur në një arë vetëm disa metra larg shtëpisë së tij, sot i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Baicë, shkruan IndeksOnline.
Trupi i tij i groposur u gjetë në një gropë të hapur në mes të një are me kallamoq, në fshatin Baincë të Lipjanit.
Zbulimi tronditi opinionin publik, ndërsa rasti vazhdon të mbetet i mbuluar me mister. Dyshohet se viktima ishte groposur fshehurazi menjëherë pas zhdukjes, çka kishte alarmuar familjen dhe gjithë opinionin, shkruan IndeksOnline.
Familja Bajraktari tashmë ka hapur të pamet ditën e djeshme, dhe pret ngushëllime nga të afërmit.
IndeksOnline ishte në vendin e ngjarjes, ku policia ka zhvilluar hetimet paraprake. Deri tani, katër persona janë intervistuar në lidhje me rastin, por ende nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar zyrtar.

Lexo edheDëshiron të jetosh dy herë? Kompania gjermane po ngrin njerëzit që duan të ringjallen pas disa vitesh
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet kanë premtuar zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje që ka lënë pas shumë pyetje pa përgjigje.