back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleSot takohen LDK dhe VV, pritet marrëveshja për balotazhin në Vushtrri!

Sot takohen LDK dhe VV, pritet marrëveshja për balotazhin në Vushtrri!

Të ngjajshme

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses...

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit...

Një takim i përbashkët pritet të ndodh sot mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur bashkëpunim të mundshëm për zgjedhjet e balotazhit të 19 nëntorit.

Deputetja e VV-së, Aida Dërguti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjatë ditës do të qartësohet bashkëpunimi sa i përket koalicionit për balotazh me LDK-në në Vushtrri.

Ajo tha se vendimi brenda VV-së për koalicionin e mundshëm me LDK-në do ta marr Këshilli Qendror i partisë.

“Po bisedohet me LDK-në. Ne do të kemi një takim të përbashkët dhe më pas do të dalim me një konferencë të përbashkët në orën 15:00”, ka thënë Dërguti.

Ndërsa kandidati i LDK-së për kryetar komune në Vushtrri, Xhafer Tahiri për Telegrafin tha se ende nuk do të dihet se çdo të ndodh në takimin që do ta mbajnë në orën 14:00 me VV-në.

Ai tha se kërkojnë ndryshim në Vushtrri e jo pushtet.

“Nuk kam koment. Çdo informacion do të bëhet publik me kohë. Të shohim se çdo të ndodh, pasi në orën 14:00 do ta fillojmë takimin me VV. Ne do të bisedojmë për të parë ndryshim në Vushtrri, e jo të marrim pushtet. Në Vushtrri ekziston një entuziazëm i madh tek qytetarët për ndryshim”, theksoi Tahiri. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz