Sot rifillon punën Feronikeli
03·
Dyert do të rihapen pas gjashtë muaj mbylljeje.
Gjiganti ekonomik i mineraleve, New Co Feronikeli, pritet që nga e hëna të rifillojë punën, pas blerjes së saj nga Kompania NKL Limited, e cila mbikëqyret nga Balfin Group.
Rikthimi në punë, konfirmohet nga përfaqësuesit sindikal.
Me ndërrimin e pronarëve, punëtorët e kësaj kompanie shpresojnë në përmirësimin e gjendjes.
Lexo edheFamilja nga Drenasi: Nuk ishte haraç por dëmshpërblim për vajzën
E brenda pak ditësh Ferronikeli pritet të shtojë vëllimin e punës dhe hapësirave.
Prodhimi i xehtores është ndalë më 13 mars kur 820 punëtorët e saj dhe 250 kontraktorë ndërprenë punën si shkas i mos pagesës nga ana e menaxhmentit.














