Sot protestohet në Drenas
BILLI
Lexo edheReagimi i vajzës së policit që dyshohet se abuzoi me të miturën nga Drenasi
Komuna e Drenasit ka njoftuar të gjithë qytetarët se sot duke filluar nga ora 12:00 deri 13:30, një pjesë e rrugëve të qytetit do të jenë të bllokuara për automjete për shkak të protestës së paralajmëruar ndaj rastit të dhunimit të një të miture.
Rruga “Ajet Rrukiqi” nga shkolla e mesme e Gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” dhe rruga “Ilaz Kodra” nga rrethi deri te objekti i Komunës, do të jetë e bllokuar për automjete, thuhet në njoftim.Komuna e Drenasit sugjeron qytetarët që gjatë kësaj kohe të bllokimit të rrugëve të përdorin alternativa të tjera të rrugëve.
Ndryshe, shoqëria civile dje në Prishtinë ka protestuar kundër abuzim seksual me të miturën.
Lexo edheReagimi i vajzës së policit që dyshohet se abuzoi me të miturën nga Drenasi