back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaSportSot mbyllet xhiro e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës, një...

Sot mbyllet xhiro e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës, një ndeshje në program

Të ngjajshme

Mëngjesi i shëndetshëm – hapat e parë drejt një dite produktive

Nisja e ditës në mënyrë të shëndetshme është një...

DiCaprio zbulon pendesën më të madhe në karrierën e tij

Ylli kinematografik Leonardo DiCaprio ka zbuluar pendesën më të...

Vjehrri keqtrajton nusen në Ferizaj, shkak pronësia e një veture

Gjatë ditës së djeshme, një grua 32-vjeçare ka deklaruar...

Sot (e hënë) do të mbyllet xhiro e parë në Albi Mall Superligën e Kosovës që tashmë ka nisur edicionin 2025/2026.

Maratona e këtij sezoni filloi të shtunën, ku u luajtën katër ndeshje dhe pati shumë rezultate befasuese. 

Prishtina triumfoi në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat të ngushtë 3-2, teksa Prishtina e Re në anën tjetër mori një fitore të thellë me rezultat 4-0 po ashtu në udhëtim ndaj Malishevës. 

Dueli tjetër mes Drenicës dhe Llapit në Skenderaj përfundoi pa gola 0-0, teksa Drita u mposht minimalisht 1-0 ndaj Ferizajt. 

Ndërkohë, sot sipas programit do të luhet ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit, e cila do ta mbyllë xhiron e parë. 

Gjilani ka qenë një ndër ekipet më aktive në afatin kalimtar veror dhe pritet një duel i fortë ndaj Ballkanit që synon të lë pas zhgënjimin nga garat evropiane. Kjo ndeshje pritet të nis me fillim nga ora 16:30.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz