Sot kthehet në Kosovë vajza që mbeti e ngujuar nga pandemia në Spanjë
03

Lexo edheKëto janë bizneset që do të rihapen nesër

Sot do të kthehet në Kosovë një vajzë e cila që nga shpërthimi i pandemisë kishte mbetur e ngujuar në Spanjë.
Lajmin për kthimin e saj e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo kishte mbetur në qytetin spanjoll Malaga, për më shumë se dy muaj.

Lexo edheKëto janë bizneset që do të rihapen nesër
“Një vajzë e ngujuar në Malaga që nga shpërthimi i pandemisë në Spanjë, sot po kthehet ne Kosovë. Riatdhesimi i saj po ndodhë pas shumë përpjekjeve. I falenderoj të gjitha institucionet dhe njerëzit e involvuar në këtë proces. Vajzes i deshirojmë fluturim të mbarë dhe bashkim sa më të shpejtë me familjen!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /Gazeta Sinjali/