BallinaLajmeSot kthehen 180 kosovarë nga Gjermania

Sot kthehen 180 kosovarë nga Gjermania

Të ngjajshme

Gjermania forcon praninë detare në Atlantikun e Veriut

Gjermania po rrit praninë e saj detare në Atlantikun...

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Ministria e Infrastrukturës këto ditë në mënyrë të organizuar ka bërë kthimin e shtetasve kosovarë të cilët kanë mbetur jashtë kufijve të shtetit e që kanë kërkuar të kthehen në Kosovë.

Për ditën e sotme është planifikuar që të kthehen 180 qytetarë në Aeroportin e Prishtinës përmes një fluturimi nga Dyseldorfi. Të gjithë të ardhurit do të vendosen në Qendrën e Studentëve e cila është kthyer në karantinë nga Qeveria e Kosovës. Aty do të qëndrojnë për 14 ditë. Njëjtë do të veprohet edhe për të ardhurit e tjerë.

Për transportin e tyre nga aeroporti deri te Qendra e Studentëve do të kujdeset Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që të kthehen vetëm ata qytetarë që kanë urgjencë, ndërsa të tjerët të zgjasin qëndrimin e tyre në vendet ku janë aktualisht pasi kapacitetet e Kosovës për kthimin e të gjithëve janë të mangëta.

Sipas tij, ambasadat e Kosovës në të gjithë botën po iu asistojnë të gjithë qytetarëve që të zgjasin të drejtën e qëndrimit nëpër vendet respektive.

Ndryshe, nga Aeroporti i Prishtinës sot do të ketë edhe katër fluturime në nisje, ku dy prej tyre janë në drejtim të Dyseldorfit, një në drejtim të Munihut dhe një në drejtim të Cyrihut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz