back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeSot fillon lotaria amerikane për Green Card, ja si të aplikojnë falas...

Sot fillon lotaria amerikane për Green Card, ja si të aplikojnë falas qytetarët e Kosovës

Të ngjajshme

Ambasada Amerikane bën të ditur se sot fillon aplikimi vjetor i llotarisë amerikane DV-2018. Duke filluar nga ora 12:00 e ditës së sotme deri në datën 7 nëntor, të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë minimalisht një diplomë të shkollës së mesme ose kanë një përvojë pune profesionale që përmbush kriteret e kërkuara, mund të aplikojnë falas brenda disa minutave nëpërmjet internetit. Vetëm personat mbi 18 vjeç mund të aplikojnë për lotarinë, shkruan Gazeta Express.

“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2017 do të fillojë, më 4 tetor 2016 në orën 12:00 mesditë, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të, më 7 nëntor 2016, në orën 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).” njofton Ambasada.

Ambasada gjithashtu njofton se nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi.

Vetëm një adresë interneti është zyrtare për të aplikuar dhe në këtë adresë mund të aplikojnë, duke përfshirë edhe Kosovën të gjitha shtetet e kualifikuara nga SHBA. Procedura e aplikimit është një formular dhe një fotografi e aplikantit në kompjutër jo më vjetër se 6 muaj.

“Mos përdorni fotografinë që përdorët vitin e kaluar në DV-2017 dhe hiqini syzet kur të dilni në fotografi për lotarinë, përndryshe ju do të skualifikoheni automatikisht”, sqaron Ambasada.

Vlen të theksojmë se në ditët e para ka shumë fluks aplikimesh dhe ndodh që linku i aplikimit të dalë jashtë funksionit. Por të gjithë kanë kohë deri në datën 7 nëntor për të aplikuar.

Për të aplikuar falas në llotarinë amerikane duhet të klikoni KETU

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz