“Sot do të duhej të jepte dorëheqje”, Tahiri i PDK-së kërkon përgjegjësi nga Gërvalla pas vrasjes së Arlinda Zekajt
dp

Lexo edheKurti propozon rishikimin urgjent të rasteve me rrezik të lartë: Brenda 72 orëve të dokumentohen masat e sigurisë

Tahiri ka thënë se Gërvalla duhet të marrë përgjegjësi morale për rastin, duke kërkuar që Qeveria të reflektojë dhe të ndërmarrë veprime konkrete.
“Znj. Gërvalla, sot minimumi i minimumit do të duhej që të mbajë përgjegjësi morale, si reflektim i përgjegjësisë, i ndjeshmërisë së kësaj Qeverie. Znj. Gërvalla, sot do të duhej të jepte dorëheqje”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka theksuar se në këtë situatë nuk mjaftojnë diskutimet, por kërkohet përgjegjësi dhe veprim.

Lexo edheKurti propozon rishikimin urgjent të rasteve me rrezik të lartë: Brenda 72 orëve të dokumentohen masat e sigurisë
“Nuk është seminar, nuk është diskutimi me moralizu për rolin e gruas në shoqëri sot, sot duhet me dhënë përgjegjësi, sot duhet me vepru”, u shpreh Tahiri. /Lajmi.net/