Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt
dp

Lexo edheAmbasada britanike: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje

Aktiviteti është organizuar nga organizata “Syri i Vizionit”, së bashku me organizata të tjera të shoqërisë civile, në shenjë dhimbjeje dhe solidariteti me Arlindën dhe familjen e saj.
Përmes këtij organizimi është kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale, si dhe siguri e mbrojtje për çdo grua.
“Asnjë grua më pak! Drejtësi për Arlindën! Siguri dhe mbrojtje për çdo grua!”, ishte mesazhi i organizatorëve.

Lexo edheAmbasada britanike: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Me mbishkrimin “DERI KUR?!”, të vendosur pranë fotografisë së Arlindës dhe qirinjve të ndezur, u përcoll thirrja për përgjegjësi të institucioneve dhe mbrojtje të grave nga dhuna.
