HomeLajmeSorensen takim me kryediplomatin shqiptar: BE-ja nuk heq dorë nga ndërmjetësimi i...

Sorensen takim me kryediplomatin shqiptar: BE-ja nuk heq dorë nga ndërmjetësimi i dialogut Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, lidhur me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sørensen theksoi se nuk do të ketë bilateralizim të dialogut, duke nënvizuar se ai mbetet një proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve është i domosdoshëm për të dyja palët në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

“Me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, bisedova për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Theksova se nuk do të ketë bilateralizim të dialogut. Ai mbetet një proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të përparuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz