BallinaLajmeSonte me acar!

Sonte me acar!

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Arritja e ajrit të ftohtë polar dhe kthjellimi i motit sonte gjatë natës pritet të kushtëzojë temperatura mjaft të ulëta dhe acar sidomos në viset kontinentale të rajonit tonë.

Temperaturat pritet të ulen disa gradë Celsius nën 0 edhe nëpër shumë ultësira në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë, por edhe në Shqipëri, me përjashtim ndoshta të viseve mesdhetare. Acar i fortë pritet të mbretërojë në viset kodrinore-malore të rajonin tonë ku në disa vise malore temperaturat mund të ulën deri -12 ose -14 gradë Celsius. Kjo mund të vlejë për gati të gjitha viset malore si në lindje të Shqipërisë, veriperëndim dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe malet e larta të Kosovës ku temperatura mund të ulet deri -10 apo -12 gradë Celsius. Vetëm vranësirat eventuale të cilat priten në disa vise mund të ndikojnë që mos ketë ulje të mëdha të temperaturave.

Nëpër viset më të ulëta temperatura pritet të ulet deri afërsisht deri në -5 ose -6 gradë Celsius varësisht nga rajoni në rajon.

Nesër pas një mëngjesi mjaft të ftohtë gjatë ditës pritet që rrymimet ajrore të rikthehen nga jugu dhe kjo do të ndikojë në zbutjen e të ftohtit polar./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz