BallinaLajmeMoti për javën e parë të Dhjetorit!

Moti për javën e parë të Dhjetorit!

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Dhjetori pritet të fillojë më mot jo shumë të ftohtë. Pas ardhjes së borës së pare dhe temperaturave të para polare, këto të fundit pritet të tërhiqen menjëherë që nga dita e nesërme duke u zëvendësuar me masa pak më të ngrohta ajrore nga Mesdheu.

Dita e parë e Dhjetorit sjellë alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Riga të dobëta shiu dhe fjolla bore mund të ketë në veri të Shqipërisë dhe thellë në veriperëndim të Kosovës. Në viset tjera kryesisht thatë dhe me rritje të lehta të temperaturave.

Erërat do të ndryshojnë drejtim menjëherë dhe do të fillojnë përsëri të fryjnë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit. Të enjtën edhe më ngrohtë në tërë rajonin, ndërsa në ato zona të Shqipërisë me shira të dobët të cilat mund të shfaqen edhe në jug të vendit dhe veriperëndim të Kosovës.

Të Premtën mund të kemi përsëritje të situatës së natës së kaluar. Me afrimin e ciklonit fillimisht priten reshje shiu të cilat në viset kodrinore-malore pritet të përzihen me reshje bore. Me uljen e mëtutjeshme të temperaturave dhe ardhjen e frontit të ftohtë nga veriu pritet të reshjet e borës të fillojnë në shumë pjesë të Kosovës dhe disa pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. E Premta pritet të jetë dita më jo-stabile për këtë javë.

Fundjava na sjellë mot të ftohtë, por jo shumë të ftohtë. Edhe gjatë fundjavës pritet mot i ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe vende-vende me mundësi edhe për reshje atmosferike./MeteoBallkan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz