back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSondazhet, sinjal i zgjedhjeve

Sondazhet, sinjal i zgjedhjeve

Të ngjajshme

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova,...

Rikthehet Gjesti, zbulon orën e lansimit të këngës së re

Këngëtari Gjesti ka nisur zyrtarisht numërimin mbrapsht për projektin...

Përleshje masive gjatë ndeshjes miqësore mes Llapit dhe Kaysar Kyzylorda në Antalya

Një përleshje masive u regjistrua sot gjatë ndeshjes miqësore...

Publikimi i sondazheve se cilat parti politike kanë përkrahje më të madhe nga qytetarët dhe cilët politikanë janë më të preferuar për kryeministër të vendit, gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, vlerësohet se janë sinjal për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Gati dy vjet para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, kompani të ndryshme vendore kanë filluar të nxjerrin sondazhe se cilat subjekte politike mund të fitojnë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë dhe cilët kandidatë partiakë kanë përkrahje më të madhe për kryeministër të vendit.

Ditë më parë është publikuar sondazhi i kompanisë vendore “Ubo Consulting”, sipas të cilës, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këto ditë, 24.1 për qind e qytetarëve do ta votonin PDK-në, 23.3 për qind Lëvizjen “Vetëvendosje”, ndërsa përkrahja e qytetarëve për LDK-në e kryeministrit Isa Mustafa, sipas këtij sondazhi, do të bjerë nën 20 për qind, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Madje, sipas sondazhit të “Ubo Consulting”, Albin Kurti konsiderohet nga qytetarët si kandidati më i përshtatshëm për kryeministër të vendit. Por, një sondazh i tillë ka nxehur “gjakrat” e bashkëpunëtorëve të kryeministrit Mustafa, duke e quajtur atë si të porositur.  /zeri/

Të Fundit

Sport

ShowBiz